Basha lançon zgjedhjet e strukturave në PD. Zbardhet dokumenti

Premte, 11 May 2018 22:07

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka urdhëruar pasditen e sotme nisjen e proçesit zgjedhor të strukturave të degës, në nivel grupseksioni dhe seksioni, në bazë të parimeve të reja të sanksionuara në Statutuin e PD. Sipas urdhërit të Bashës, ky proces do të zgjasë 45 ditë.

Nga e dita e hënë  do të ngrihen grupet e punës në nivel qarku dhe degësh, për të nisur procesin e zgjedhjeve për kryetare grupseksioni dhe seksionesh.

Siç shpjegohet në urdhërin e Lulzim Bashës për degët e partisë, nisja e procesit zgjedhor në nivelet e strukturës vendore organizative të PD po ndodh me synim rifreskimin e sturkturave me njerëz më të aftë të gatshëm për të marrë përsipër sfidën e zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

Sipas Bashës, strukturat e rifreskuara dhe të përfocuara duhen pasi përballë Partisë Demokratike qëndron një mazhorancë e kriminalizuar shumë larg interesave të shqiptarëve.

pd1.png

pd2.png

pd3.png

 

Modifikuar më Saturday, 12 May 2018 11:17
Login to post comments