Lëvizjet e fundit të Arta Markut, të ashtuquajturës kryeprokurore e përkohshme, nuk janë as rastësi por, thjesht pasojë e atij betimi që ajo bëri për të shkëmbyer integritetin profesional me shërbesë qorre. Shërbesa ndaj establishmentit të rrezikshëm e zgjodhi jo vetëm që nuk njeh tashmë kufij të logjikës institucionale e profesionale, por i kapërcen tashmë ata duke e futur postin e saj, detyrën e saj dhe vetë institucionin e akuzës drejt një lloj drejtimi tërësisht provincial.
Vetë emërimet e saj të fundit menjëherë pas largimit të zotit Hajdarmataj nga drejtimi i prokurorisë se Krimeve të rënda , tregojnë stilin e saj provincial në drejtim, shijet e saj të cilat nuk kanë fare as profesionalizëm e aq më pak për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por kemi parasysh katin se shoqja e saj Donika Prela e cila sot drejton krimet e rënda , ka qenë e emëruar në dhjetor të 2017 po nga shoqja Arta Marku në drejtimin e prokurorisë së Durrësit.
Po shtojmë për shoqen e ngushtë të kryeprokurores dhe fajin se zonja në fjalë që drejton sot krimet e rënda ishte dhe prokurorja që u emërua për të “hetuar” ekstradimin e Nezar Seitaj financierit të Habilajve. Këtu jo vetëm shijet provinciale të saj, por dhe raportet në lidhje me integritetin profesional të dy zonjave drejtuese të akuzës sot kthehen në dëshmi të qartë të shërbesës së verbër. Këtë të fundit kryeministri nuk e realizon dot me njerëz me integritet të lartë profesional e personal. Verbëria në zbatimin e urdhrave është cilësi e provincialëve, e mungesës së plotë të karakterit të fortë profesional dhe personal.
Kryeministri e ka shije të vetën vendosjen e grave në drejtime kyçe me dëshirën e verbërisë e të bindjes , sepse stili i drejtimit të tij është të fyejë pa kufij. Sigurisht ky stil shkon për shtat me gjetje të tilla të përshtatshme ku shoqet e kryeprokurores janë sot dhe staf njerëzor i verbër i kryeministrit. Por akuza dhe organi i saj drejtues nuk mund të jenë të tillë, prandaj dhe me gjithë përpjekjet e establishmentit të rrezikshëm që i zgjodhi, këto janë të përkohshëm.