Saimir Tahiri e ka pritur vendimin e gjykatës shumë pranë shtëpisë së tij. Ai është i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Tahiri pothuajse gjatë gjithë ditës së sotme ka qëndruar në shtëpinë e tij, në zonën e Kodrës së Diellit. Por vetëm për pak çaste ai ka dalë nga shtëpia, për të konsumuar një kafe aty pranë në lagje.
Por a e dinte Saimir Tahiri se çfarë do të vendosej për të ?
Pse ai e priti shumë pranë shtëpisë së tij vendimin ? A kjo është “drejtësia”, dhe nga ka ardhur vendimi për “arrestin shtëpiak” për një ish-ministër që ka trafikuar drogë dhe ka përfituar nga posti për të favorizuar grupe kriminale ?
Pasi prokurorët kanë marrë këtë urdhër, janë drejtuar tek Tahiri, ku ia kanë komunikuar në prani të Mask Haxhias, avokatit të tij vendimin. Por, a ishte i nevojshëm ?
Nëse Tahiri e dinte se ç 'vendim do të merrej për të, atëherë kjo do të thotë që drejtësia shqiptare ka vulosur një herë e mirë dështimin e saj dhe kapjen për “fyti” nga bandat e drogs nen ndikimin e Ramës.