Kryetari i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar pak minuta më parë me anë të një statusi në Facebook në lidhje me ato që po ndodhin së fundmi në drejtësinë shqiptare.
Vasili ka ngritur pyetjen se a do të bëjë drejtësi, drejtësia shqiptare në një kohë kur ajo ka presion nga kryeministri Rama, i cili sipas Vasilit është “kryeministri kriminalizues i zgjedhjeve”.
“Prokuroria muaj me parë mbylli dosjen e kryeministrit kur ai akuzohej se i bëri hapur thirrje Policisë së Shtetit, që të bënte fushatë elektorale për partinë. E mbylli me argumentin se kryeministri kerkoi falje në Facebook.” -ka thënë Vasili.
Statusi i plotë:
A do te beje drejtesi Drejtesia perballe kryeministrit kriminalizues te zgjedhjeve.
Reforma ne drejtesi.
Drejtesia qe po lind.
Vetingu.
Prokuroria qe medemek po reformohet.
Te gjitha shnderrohen ne demagogji erefelliqur nese qytetari kryeminister trajtohet si qytetar i vecante,i paprekshem,i privilegjuar,i favorizuar.
Prokuroria muaj me pare mbylli dosjen e kryeministrit kur ai akuzohej se i beri hapur thirrje Policise se Shtetit, qe te bente fushate elektorale per partine.E mbylli me argumentin se kryeministri kerkoi falje ne facebook.
Ne Berat ne date 16 maj gjykata do shqyrtoje rihapjen e kesaj dosje te kryeministrit, qe shkaterroi zgjedhjet ne 25 qershor dhe bashke me to edhe shtetin demokratik.
Kryeministri qe dhunoi e shkeli ligjin dhe faji i tij njihet boterisht a do trajtohet njelloj,a do hetohet me paanesi,a do gjykohet drejt apo do mbrohet si deri tani.
Drejtesia ka rastin te shpetoje veten dhe te tregoje qe TE GJITHE QYTETARET JANE TE BARABARTE PERPARA LIGJIT.Ne se nuk e ben kete ne dreq te veje kjo drejtesi mizore per te varferit dhe qe privilegjon kryeministrat.
Si do qe te jete POPULLI NUK HARRON ASGJE.