Ja si keqpërdoren të dhënat e pacientëve në Qendrën Shëndetësore Allkaj, Lushnjë

Diel, 13 May 2018 09:14

Vazhdon marrja dhe keqpërdorimi i të dhënave të qytetarëve nga institucionet shqiptare si MAS ashtu edhe Ministria e Shendetësisë etj. Pavarësisht presionit të opozitës dhe gjoja tërheqjes sa për sy e faqë sërish vazhdon marrja e këtyre të dhënave të cilat do të përdoren për fushatën e radhës elektrorale nga Rilindja.

Denoncimi vjen nga Lushnja për deputeten e PD Albana e Vokshi e cila e bën public në një status në FB. Ja cfarë shkruan zonja Vokshi:
Më poshtë denoncimi nga një qytetar:
"Pershendetje Albana!.
Drejtoresha, Athinaja dha urdher serisht qe duhet te vazhdojnë me perpikmeri ne te dhenat e pacienteve, madje deklaroi se I KA DHENE 10 MIJE LEKE NJERE PER T'I HEDHUR NE SISTEM.
E di cfare quajne Sistem? Excel-in, pra te gjitha te dhenat, Nr Id, emer, mbiemer, tel, etj pasi i marrin nga mjeket i hedhin ne Excel dhe ia dorzojne Drejtorise se Shendetit Publik.
meqenese nuk di te perdore kompjuterin, ka marre nje person qe ia hedh te dhenat, e paguan.
-Me leket e kujt?
- Me keq akoma, qe nje PERSON I JASHTEM LEVRON TE DHENAT TONA."

Login to post comments