Provat e reja nga Greqia dhe Italia/ Tahiri takim me Habilajn në Korfuz

Diel, 13 May 2018 12:19

Provat e reja të ardhura përmes letër-porosive nga Italia dhe Greqia bindën Gjykatën për Krime të Rënda të kyçte në “arrest shtëpie” ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas ‘News 24’, mes të tjerash ka dyshime se ish-deputeti është takuar me Habilajt në shtetin fqinj, çka duket se e ka rënduar pozitën e tij për përfshirje me grupin kriminal që merrej me trafik droge

Zbardhen detaje të reja sa i takon hetimeve ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ditën e djeshme, gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’ për Tahirin por kjo nuk u pranua nga gjykata e cila vendosi ‘arrest shtëpie’.

Mësohet se kërkesa e prokurorisë ndaj Tahirit erdhi pas letër-porosisë së mbërritur nga Greqia. Dyshimet e prokurorëve janë se Tahiri është takuar në shtetin fqinj me Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt.

Bëhet fjalë për verën e vitit 2014. Sipas sistemit TIMS, në datën 08.08.2014, ora 09:32, Tahiri, në atë kohë ministër i Brendshëm, ka dal nga Shqipëria në drejtim të Greqisë përmes Portit të Sarandës me tragetin e linjës. 6 ditë më vonë, më 14.08.2014, rreth orës 10:51 ka dalë nga Shqipëria për në Greqi përmes Qafë-Botës me automjetin tip ‘Audi’, Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt.

Dy ditë më pas, më 16.08.2014, në orën 13.31, Tahiri hyri në territorin e Shqipërisë nga pika kufitare e Qafë-Botës, i shoqëruar nga ish-shoferi i tij Aliaj me mjetin tip ‘Audi’ ndërsa po atë ditë, Artan Habilaj ka hyrë në Shqipëri me traget përmes portit të Sarandës.

Dyshohet se Tahiri dhe Artan Habilaj janë takuar mes tyre në një restorant në Korfuz. Pikërisht kjo ishte edhe një nga pikat e kërkesës në letër porosinë që Prokuroria e Krimeve të Rënda i dërgoi autoriteteve greke pak kohë më parë dhe tashmë përgjigjja ndodhet në duart e hetuesve. Prokurorët shqiptar kanë kërkuar nga pala greke që të vërë në dispozicion kamerat e restorantit ku dyshohet se janë takuar Tahiri dhe Artan Habilaj.

Modifikuar më Diel, 13 May 2018 12:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...