Eugent Bushpepa na bëri të gjithëve krenarë me performancën në Eurosong edhe pse u rendit në vendin e 11-të.
E me gjithë polemikat, ajo që binte në sy në dhënien e pikëve dje, ishte se shumë vende na zhgënjyen me vlerësimin e tyre.
Vetëm Azerbaxhani e vlerësoi Shqipërinë me pikët maksimale, veprim ky që ka marrë një falënderim nga ana e Bushpepës. Ky është reagimi i vetëm që këngëtari ynë ka bërë pas mbylljes së finales. Ndoshta ka menduar që kur të kthehet në atdhe të na tregojë më shumë rreth eksperiencës së tij.
Ajo që të bie në sy janë komentet e shumta në favor të Gentit nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Mesazhet përkrahëse janë shkruar nga anë të ndryshme të globit, kudo ku ka shqiptarë.