Reagimi i çuditshëm i Vlahutin, e mendon Saimir Tahirin të pafajshëm

Diel, 13 May 2018 16:37

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar ditën e sotme në lidhje me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila caktoi masën e ‘arrestit në shtëpie’ për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Përmes një reagim për mediat, zyra e BE e drejtuar nga ambasadorja Romana Vlahutin, ndryshe nga përgëzimi që bëri ambasada amerikane ditën e djeshme për rastin Tahiri, ajo nuk ia ka përmendur fare emrin ish-ministrit .

Madje, ajo ka shkuar më tej, ku ka kujtuar se ‘prezumimi i pafajësisë është një element themelor i së drejtës’.

Reagimi i delegacionit të BE-së:

Bashkimi Evropian përgëzon punën e autoriteteve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit pozitive lidhur me hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa rikujton se prezumimi i pafajësisë është një element themelor i së drejtës për një procedurë të drejtë gjyqësore, Bashkimi Evropian gjithashtu shpreh pritshmërinë e tij që autoritetet shqiptare ta vazhdojnë me vendosmëri luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është thelbësore për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Login to post comments