×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Meta: Jemi në kohë konfliktualiteti, duhet fuqizim i shoqërisë civile

Premte, 06 Prill 2018 12:33

Presidenti Ilir Meta foli në aktivitetin e themelimit të “Aleancës Kombëtare të Studentëve Senator”. Ai kërkon një fuqizim të shoqërisë civile, në një kohë që sipas tij “jetojmë në një klimë të papranueshme konfliktualiteti dhe përjashtimi”.

“Për fat të keq dhe këto kohë jetojmë në një klimë të papranueshme konfliktualiteti dhe përjashtimi, arbitrariteti dhe arrogance prandaj besoj se e gjithë shoqëria jonë ka nevojë për një fuqizim të shoqërisë civile, të mendimit të pavarur përtej ideve, ideologjive dhe interesave për pushtet të forcave politike. Vendi ynë ka nevojë për institucione të tilla të besueshme, të qëndrueshme dhe të respektueshme nga të gjithë”, tha Meta.

Ai dha dhe një porosi për të rinjtë që studiojnë jashtë vendit. “Të rinjtë mos ta shohin kthimin në Atdhe me skepticizëm se nuk i krijon mundësinë për tu integruar në tregun e punës, vendimmarrje dhe qeverisje. Kam besimin se themelimi i kësaj aleance është mesazh i duhur për rininë shqiptare. Ju duhet të jeni në krye të progresit dhe emancipimit shoqëror të vendit”, tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...