(VIDEO) Kush është ish-deputeti që Rama i dërgoi Tahirit në shtëpi një ditë para gjyqit

Hënë, 14 May 2018 19:12

Dashamir Peza, ish deputeti socialist ka mbërritur në shtëpinë e Saimir Tahirit, ku e ka shoqëruar përgjatë gjithë paradites ish ministrin e brendshëm. I njohur si një nga miqtë e ngushtë të Edi Ramës, Dashamir Peza po i qëndron pranë Saimir Tahirit në këto momente që po kalon në përballje me drejtësinë.

Shoqërisë në ballkon ju shtua edhe bashkëshortja e ish ministrit, e cila erdhi në shtëpi rreth orës 11.30 minuta.

Biseda telefonike për minuta me radhë, cigare dhe biseda me miqtë më të afërt që kanë zgjedhur ti qëndrojnë pranë Saimir Tahirit në këto orë të izolimit të tij në shtëpi,  ishin pamja për më shumë se 2 orë në ballkonin e shtëpisë së Saimir Tahirit.

Në ambientet e jashtme të pallatit miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushte të ish ministrit kanë mbërritur, duke treguar kështu mbështetjen e tyre për Saimir Tahirin.

Por shtëpinë e Saimir Tahirit nuk e vizitoi avokati, i cili duket se këtë të hënë ka nisur mbrojtjen për klientin e tij, pasi kanë vendosur të apelojnë vendimin që la në arrest shtëpie ish ministrin e brendshëm.

Vendimi i gjykatës që la ën arrest shtëpie ish ministrin e brendshëm, pritet të apelohet të marten nga avokatët e Tahirit, të cilët do të kërkojnë një masë më të lehtë sigurie. Në të njëjtën ditë do të shqyrtohet edhe kërkesa e Prokurorisë, e cila në fakt kërkon një masë më të rreptë sigurie për Ish ministrin, atë të “arrest me burg”. /intv

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 19:18

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...