Mes kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe dhe koleges se Partisë Socialiste, Evis Kushi ka pasur një debat që u transmetua live në TV dhe rrjete sociale.
Deputetja përballë daljes kashtë kornizave të kolegut të saj nuk ka reaguar duke e lënë me aq.
Por kush ishte zanafilla e këtij konflikti. Deputetja po replikonte me kolegun demokrat në distancë, por kjo ka shkaktuar acarimin e Braçes i cili i ka bërtitur me ton të lartë në sy të gjithë të pranishmëve.
“Po boll moj, boll..do flas unë”, iu drejtua Erion Braçe koleges Evis Kushi, e cila e trembur nga kjo “sjellje stadiumi” nuk ka reaguar.
Duke qenë se Kuvendi ka miratuar një Kod Sjellje dhe një Aleancë të Grave Deputete, të cilat predikojnë emancipim dhe barazi mes gjinive, ky reagim i tepruar i Erjon Braçes, tregon se këto ligje janë të pazbatueshme dhe mbesin vetëm në letër.