"Trashëgimia e Kodit të drogës nga Tahiri te Xhafaj"

Tuesday, 15 May 2018 21:31

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot akuzat e PD-së që rëndojnë ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi pretendohet se ai po mbron vëllain e tij Agron Xhafaj për lidhjet e këtij të fundit me drogën.

 

 

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ Berisha theksoi se audiopërgjimi i publikuar dje nga PD është autentik dhe se pas tij fshihet Agron Xhafaj.

Berisha: Tregon se emërimi i Fatmir Xhafajt kishte qëllim trashëgimin e kodit të drogës, Edi Rama e kaloi nga Tahiri tek Fatzi Droga. Opozita nuk ka forca që të mbrojë dëshmitarin, duhet të kesh një kompani që ta mbrosh, opozita nuk loz me jetë njerëzish. Ai është një operacion perfekt i kryer nga segmente të policisë kriminale të cilat donin të testonin nëse është aktiv apo i fjetur Agron Xhafaj.

Gazetarë që kanë riskuar jetën e tyre, ky grup përballet me familjen e dytë më të rrezikshme mafioze në Ballkan e të Europës, e para është familja Rama, e dyta është Xhafaj, se ka fuqinë e ministrit të Brendshëm.

Eni Vasili: Kemi parë shumë audio përgjime që janë quajtur montazhe?

Berisha: Videopërgjimet që keni parë kanë qenë manipulime, po jo se nuk kanë ekzistuar. Ju e patë regjistrimin mr. Çimka Berishës, unë nuk thashë që nuk ishte real. Bëhet fjalë për Spartak Ngjelën. Bënë çimkë një njeri që kishte ndejtur në burg. Regjistrim tjetër ishte ai i Filip Cakullit dhe Edi Ramës, ai që bëri i ndjeri Dritan Prifti, kishte kërcitje në sekondën e 31-të. Meta tha unë nuk hetohem si zv/kryeministër, por si qytetar i thjeshtë. Shiriti i incizimit ishte manipuluar 29 herë.

Eni Vasili: A ka mundësi të dalë kështu edhe ky audiopërgjim?

Berisha: Ka problem këtu se dihet kush është ai Ermali, njëri është officer policie në Vlorë. Ka qenë në atë kohë oficer policie i njohur. Kurse i dyti është një person që i përket kësaj bote, e njeh e gjithë Vlora. E treta, kush ishte ky personi X, vinte nga Italia. Nuk ka falsifikim më të shëmtuar se ky që ka bërë Xhafaj, me këtë që ka bërë ky mund të strehoet në Shqipëri çdo terrorist i rrezikshëm në botë. Fatmir Xhafaj është një nga njerëzit më pa karakter të këtij vendi.

Aleksandër Çipa: Këto janë detaje që ne s’mund t’i kundërshtojmë. Por ne duhet të mbetemi te ajo që ju artikuloni: Përdorët shprehjen e meritonte atë regjistrim…

Berisha: Kurrë një vend normal s’mund të emëronte ministër të Brendshëm, një person që ka vëlla një trafikant droge. Mjafton kjo. Dënimi përfundimtar i formës së prerë është në vitin 2012.

Aleksandër Çipa: Ju keni qenë në qeveri, nuk e dinit?

Berisha: Nuk e kam ditur, unë e kam denoncuar Xhafajn në vitin 2003-2004 se po ndërhyn. Në vitin 2012 nuk kam pasur dijeni se po zhvillohej gjyqi. Pala italiane e kërkon njëherë në territorin e vet, dhe kur nuk e gjet, angazhon Interpolin. Unë them që në Shqipëri ka një narko-shtet dhe jo një shtet. A ishte Agron Xhafaj aktiv në trafiqe apo jo, ne kishim me dhjetëra të dhëna, dhe kushdo

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...