PD: Kur do ekzekutohet banda e 41, ajo e Agron Xhafajt

E mërkurë, 16 May 2018 10:36

Me debate të ashpra ka nisur Komisioni i Ligjeve, ku deputetët e PD-së kanë kërkuar edhe një herë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajn.

Në fjalën e tij, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka ftuar kolegët socialistë, të reflektojnë e të pozicionohen qartë përballë ministrit, që e ka quajtur ‘personi i zhdukur’.

“Si do të ndjekë ky 40 bandat, por bandën e 41 kur do e ekzekutojë ky, atë që e drejton i vëllai i tij”- tha Alibeaj.

“Çfarë lirish do të mbronin ne sot nëse një orë e më parë, ju mbi të gjithë nuk bëni reflektim njerëzor para se të jetë politik. Personi i dënuar me burg, i mbrojtur për 5 vite nga i vëllai ministër i Brendshëm, vazhdon i qetë të japë garanci, mbështetje që trafiku të vazhdojë. Këto janë ato që duhet të diskutojmë ne sot, nuk mundet të mbrohen liritë e njeriut, kur personi  zhdukur, ministri i brendshëm i vendit nuk merr përgjegjësitë e veta, ligjore, se ato politike i ka dikush tjetër. Edhe në orën 11:00 kur të shkoni e të gjeni personin e zhdukur, për të treguar që nuk jeni njësoj merrni përgjegjësin penale, kushdo që nuk është i përfshirë në trafik heroine, të mbrojë fytyrën e vet, të familjes e të postit që mbani, nëse vazhdoni krah trafikantëve, ministrave që mbrojnë trafikantët dhe kryeministrat që mbrojnë ministrat”- tha ai.

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 10:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...