Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme lidhur me lajmin se vëllai i Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, është nisur drejt Italisë për t’u dorëzuar tek autoritetet italiane.
Berisha thotë se Agron Xhafaj është nisur me forcë drejt Italisë, për të shpëtuar vëllain e tij, Fatmir Xhafajn.
Ai është nisur në mënyrë të fshehtë, ndërsa e gjithë kjo bëhet që Xhafaj të shpëtojë nga ligji Antimafia.
Statusi i Berishës:
Breaking News!
Miremengjes Dr Agron Xhafen e nisen forcerisht ne Itali me nje operacion top sekret me avion sot heret ne mengjes! Letra esht shkrojtur nga Fatziu!E gjitha per te shpetuar lekuren e Fatzi fallsifikatorit dhe ligjit antimafia! Sb.
Opozita publikoi para dy ditësh një audio-përgjim, ku Agon Xhafaj akuzohet se bën pazare me disa trafikantë droge.
Po ashtu, PD ka hedhur akuza të forta ndaj Fatmir Xhafaj se ka falsifikuar një nen që vëllai i tij të mos ekstradohet në Itali, ku është dënuar me 7 vite burg për trafik droge.
/55News.al/