Deputeti i PD-së: S’ka mbetur më asgjë tjetër, droga sheshit kudo (foto)

E mërkurë, 16 May 2018 16:47

Qytetarë dhe politikanë të djathtë kanë protestuar ditën e sotme para Ministrisë së Brendshme, ku kanë kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Deputeti i Partisë Demokratike në qytetin e Vlorës, Agron Shehaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka publikuar disa foto nga protesta, ku shkruan se tashmë duhet të marrim në dorë fatin e vendit.

“Tashmë s’ka mbetur më asgjë vetëm se ngarkesat e drogës të bëhen hapur.

Sistemi politik ka dalë jashtë loje. Duhet të marrim në dorë fatin e këtij vendi”, shkruan Shehaj.

Login to post comments