Tahiri, ky kaposh i drogës

Tuesday, 15 May 2018 19:36

Sajmir Tahiri u  tregua vazhdimisht i stresuar dhe herë herë e ka ngritur sot tonin jo vetëm përballë Prokurorit Hadarmataj por edhe gjyqtares.

Përballë provave të prokurorisë që vërtetonin katërcipërisht që ky njeri e vuri policinë e shtetit të shqiptarëve në funksion të planit më të zi për vendin, shndërrimin në një parcelë gjigande kanabisi, Tahiri zgjodhi të jetë arrogant, kërcënues. ‘Trimëria’ i vjen nga Shefi i tij që ka zgjedhur ta mbrojë, deri në fund, për të shpëtuar edhe veten.

Rama e konsideronte vazhdimisht si ministrin më të suksesshëm dhe njeriun e tij të afërt, ndonëse vetëm një vit pasi ai kishte marrë drejtimin e ministrisë opozita hodhi akuza të forta kundër tij. Sipas opozitës, Audi me targë AA003GB në pronësi të Saimir Tahirit gjatë vitit 2014 kishte kaluar me qindra herë kufirin Shqipëri-Greqi dhe se kishte dyshime të forta se nën përdorimin e kushërinjve Habilaj të ministrit të Brendshëm, me atë mjet ishte trafikuar drogë.

Ndërkohë, gjatë katër viteve të qëndrimit të tij si ministër opozita hodhi akuza të forta se Tahiri në bashkëpunim me Ramën kanë lejuar qëllimisht kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, për t’i përdorur të ardhurat në fushatën elektorale që kishin përpara. Mediat e huaja shkruajtën gjatë lidhur me problemet e Shqipërisë në këtë drejtim, por dyshja Rama-Tahiri nuk e pranoi kurrë, derisa "Tahiri" i plasi si bombë në duar kryemninistrit.

Login to post comments