×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Gazeta prestigjioze britanike zbulon kush janë vendet skeptike ndaj Shqipërisë

E Enjte, 17 May 2018 10:19

Mediat e huaja shkruajnë sot se udhëheqësit e BE po inkurajojnë vendet e Ballkanit të vazhdojnë rrugën e reformave të orientuar nga BE, por ata janë hezitues për të thënë nëse ndonjë prej këtyre gjashtë vendeve mund të jetë në gjendje t’i bashkohet bllokut.

Në një samit në Bullgari që ka nisur të enjten, Komisioni i Zgjerimit të BE, Johonnes Hahn tha se i gjithë procesi është i bazuar në merita, ndaj të gjitha vendet duhet të përmbushin detyrimet që u takojnë, "detyrat e shtëpisë".

Gazeta prestigjioze Financial Times, në hapje të Samitit, e ka analizuar situatën dhe ka vërejtur se "Franca, Holanda dhe Gjermania janë mes shteteve të BE që duan të vendosin kërkesa më të rrepta përpara se të bien dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Shqetësimet e tyre janë ngritur përpara Samitit të Sofjes mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Një diplomat i një prej shteteve skeptike i tha Financial Times se bisedimet për anëtarësim duken të parakohshme. Një tjetër diplomat tha se duket se Komisioni po kërcen përpara se të nisë muzika. “Ne thuajse të gjithë kemi shqetësime kur bie fjala te korrupsioni, kapja e shtetit dhe sundimi i ligjit,” tha ai, duke iu referuar Shqipërisë dhe Maqedonisë. “Karrota është aty, por ata duhet të bëjnë punën”.

Një diplomat i tretë tha: “Progresi ka qenë i mirë, por ka akoma rrjetet kriminale që operojnë sërish. Nëse punon në një ministri të Brendshme të një shteti anëtar të BE-së, kjo të fut drithmat”.

Sipas Financial Times: “Disa shtete anëtare kanë nevojë për më shumë prova për efiçencën e reformave të shitura me këmbëngulje nga liderë si Edi Rama, që thotë se vendi i tij po çrrënjos korrupsionin në gjyqësor dhe po lufton rrjetet kriminale”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...