Mediat franceze/ “E dua atë vend, por s’mund të jetoj aty”, të rinjtë shqiptarë pa të ardhme

E Enjte, 17 May 2018 14:18

E ardhmja e të rinjve në Shqipëri duket e zymtë. Por edhe ata që largohen dhe kthehen sërish në Shqipëri, shohin se këtu asgjë nuk ndryshon.

Valentino është një futbollist, i cili ka ikur para 6 vitesh nga Shqipëria drejt Francës. Por pasi është kthyer në vendlindje pas disa vitesh, ai sheh që këtu nuk ka ndryshuar asgjë. “E dua atë vend, por nuk mund të jetoj atje”, shprehet Valentino për median franceze.

I ulur në një nga lokalet e Bllokut ai sheh që edhe pas 6 vitesh nuk ka ndryshuar asgjë. “Është e njëjta situatë si para largimit tim. Me të njëjtat paga (1500 lekësh)”, shton ai teksa thekson se ndaj janë me qindra mijëra shqiptarë që sakrifikojnë në kërkim të një jete të re diku jashtë.

Mes viteve 2011-2017 gati 330 000 shqiptarë u larguan nga vendi që përbëjnë rreth 12% e popullsisë.  Shumë prej tyre kanë shpresuar për azil në Bashkimin Evropian (BE). Shkalla e pranimit të shqiptarëve nuk e tejkalon vlerën prej 6% vitin e kaluar.

“Kërkesa ime u refuzua. Ashtu si ajo e nënës sime dhe motrës sime që duan të ikin nga dhuna e babait tim. Në total, kam marrë gjashtë thirrje të detyrueshme për të lënë territorin francez”, shprehet Valentino. Shqipëria është konsideruar nga qeveria shqiptare si vend i sigurtë, ndaj dhe kërkesat për azil nuk merren parasysh.

Rama zhvilloi një takim me Macron tre ditë më parë ku diskutuan për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, por edhe për presionin e Shqipërisë nga vendet e BE-së si një ndër shtetet me numrin më të lartë të azilkërkuesve. /Politiko.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...