×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Taulant Balla flet me gojë e plas me zemër

E Enjte, 17 May 2018 21:00

Prej disa ditësh duket sikur Taulant Balla po mbron ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Të mos gënjejë njeri mendja se një njeri i vogël në shpirt e jo fort i lexuar si Taulant Balla ka hallin të mbrojë Xhafajn. Ai e urren Xhafajn si askush tjetër. kjo u provua edhe në një sherr që patën së fundmi në Fier. E gjithë kjo buron prej faktit se ai ka ëndërr të vjetër të bëhet ministër i Brendshëm. Qysh kur PS-ja ishte në opozitë, para se të kthehej Saimir Tahiri nga rehabilitimi, Taulant Balla mbronte çështjet e rendit. Dalja e Tahirit pas rehabilitimit shëndetësor, solli anashkalimin e Ballës nga çështjet e rendit. Kur Tahiri u bë ministër, Balla çfarë nuk bënte që t’i zinte vendin. Edhe kur i erdhi kjo ditë, nuk e priste që Xhafaj t’i priste ëndrrën. Në të vërtetë ai duket sikur mbron Xhafën për shkak të mbrojtjes që i bën vëllait. Se edhe kryetari Rama me vëllain ka punë. Kjo puna e Ballës ministër është pak qesharake sepse ai kujton se i takon atij se është marrë vetë me drogë kohë e parë dhe është specializuar me këtë punë. Kjo e bën Ballën të flasë me gojë e të plasë me zemër. Po edhe kështu lexohet fare qartë se çfarë është e çfarë do.

Login to post comments