×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

LSI, Vasili: Rama të ndiqet penalisht!

E Enjte, 17 May 2018 22:55

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i ftuar në studion e lajmeve të Ora Neës tha se kryeministri Rama duhet të ndiqet penalisht për atë që tha dje.

Vasili u shpreh se deklaratat e djeshme të kryeministrit në lidhje me verifikimin e audio përgjimit tregon se Rama dhe Prokuroria janë një.

“Kush është ky kryeministër? Çfarë verifikon ky? Dihet që audio përgjimi është sekuestruar nga prokuroria dhe bile janë thirrur edhe deputetët që e kanë bërë publike. Këtë material e ka sekuestruar vetëm prokuroria, si e paska edhe kryeministri?! Prokuroria dhe kryeministri qenkan një që i lejokërka këtij kryeministri të bëjë verifikime, të japë edhe përgjigje të mbyllë dhe proceset. Këtu është shqetësimi më madhor që praktikisht ekzekutivi i kryeministrit me ngjyrime shumë të errëta imponon dhe udhëheq punën e prokurorisë, e cila është tashmë i paralizuar, ecën me ritmin e kryeministrit. Çuditërisht një prokurori që në disa momente bëhet shumë e rrufeshme, atje ku merr porosinë nga kryeministri. Për çështje kaq të mëdha është e mefshtë, nuk di të flasë.

Ky është testi i kapjes së prokurorisë. Nëse prokuroria është vërtet e kapur mund të vazhdojë të rrijë, ndonëse nuk duhet të rrinte. Unë po prisja nga çasti në çast të kishte një deklaratë të Prokurorisë për fillimin e hetimeve kryesisht intensive, duke filluar për çështje konkrete, por edhe për deklarimet e djeshme të kryeministrit i cili duhet marrë në ndjekje penale pasi ka marrë përsipër tu thotë shqiptarëve çdo gjë është e pavërtetë dhe i ka bërë ky verifikimet. Pra praktikisht kemi një uzurpim të rolit të prokurorit. Këto janë momente tronditëse për vendin”- u shpreh Petrit Vasili.

Më tej, kreu ligjvënësve të LSI-së deklaroi se dëshmia e publikuar sot ishte shumë tronditëse, por jo surprizë për deklaratat që u dhanë nga Albert Veliu.

“Kjo ishte një dëshmi tronditëse, por ju e dini që nuk është një surprizë të dëgjojmë që shefat e policisë janë të implikuar. Ju e dini që një pjesë e kokave të drejtimit të policisë janë në arrati. U krijua mundësia që të largoheshin. Janë ata që kanë lejuar, mbështetur, sponsorizuar dhe përfituar miliona nga ky trafik dhe janë fajtorët kryesore në shtetin shqiptar që kryeministri i vendit i cili ka përdorur rrjetin kriminal të policisë për të inkurajuar trafiqet janë përgjegjësit kryesore për molepsjen me trafiqet e krimit të organizuar deri në qelizë”- u shpreh Petrit Vasili.

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 22:56
Login to post comments