Tirana zien dhe ‘digjet’ nga tensioni politik dhe faktet skandaloze që Opozita ka publikuar ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për dënimin e vëllait të tij dhe përfshirjen në trafik droge, por ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, duket se ka vendosur ta mbyllë misionin e saj para kohe...
Ndërsa duhej të ishte në kryeqytet për të vlerësuar akuzat ndaj qeverisë së Edi Ramës, Vlahutin ka zgjedhur që të pushojë edhe pse këto ditë moti nuk ka qenë i mirë.
Ambasadorja Romana Vlahutin është fotografuar duke bërë pushime me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, duke shëtitur në liqenin e Pogradecit me skafin e policisë.
Si zakonisht në këto 4 vitet e fundit, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin i ka mbyllur sytë për skandalet e qeverisë së Edi Ramës dhe tani në fund të mandatit të saj, duket se ka vendosur as të mos e bëjë detyrën e saj, por të zgjedhë pushimet./55news.al/