I ftuar në ‘Fax News’ këshillatri juridik në PD Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Rama do të përtypë çdo fjalë që thotë në mënyrë të papeshuar pasi PD akuzat e saj i mbështet në fakte, duke paralajmëruar publikimin e fakteve të reja, por që janë ende në fazën e verifikimit pasi sipas tij PD nuk mund të publikojë në opinion prova të pavërtetuara.
Bardhe u shpreh se nuk është i habitur nga reagimi i kryeministrit për audiopërgjimin dhe dëshmisë së dëshmitarit Albert Veliu, pasi edhe herë të tjera kur i kanë plasur skandale në të njëjtën mënyrë ka vepruar.
Bardhi iu referua edhe braktisjes së konferencës nga ana e kryeministrit pas pyetjes dhe këmbënguljes së gazetares së ‘Fax News’ Ambrozia Meta për të marrë përgjigje.
Ai tha se reagimi i Ramës ishte intimidues ndaj gazetares pasi ai jo vetëm që nuk u përgjigj por përmendi pronarin e medias.
“Nëse i analizon të gjithë fjalët e tij, ai ishte i vërtetë sepse për të gjithë rastet e mëparshme është sjellë në të njëjtën mënyrë. Kur u pyet për audiopërgjimin, tha se ishte i manipuluar, por nuk bën me dije ku është kryer kjo ekspertizë, nëse është laborator ndërkombatar le të na e thotë, është I njëjti skenar, përsëritja e të njëjtës mënyrë.
Por lajmi sot është që një gazetare profesioniste , me pyetje profesioniste e bërëi që të braktisë konferencën, u përpoq të intimidojë gazetaren duke i përmednur pronarin dhe të shantazhojë median. Ai provave u përgjigjet me fjalë, fjalë, fjalë. Nëse ka fakte se materiali është I manipulaur të bëjë trasnparencë se nuk ka pse të fshehet por nuk është e vërtetë, këtë e bën për të intimiaduar. Sot e largoi gazetarja nga konfereca, e afërt është dita kur qytetarët do e largojnë nga qeverisja e vendit”, tha Bardhi.