Instituti i Vjenës: Qeverisja "Berisha" kryesoi ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Premte, 18 May 2018 19:28

“Ekonomia e Ballkanit Perëndimor është kryesuar nga Shqipëria, kur ajo qeverisej nga Sali Berisha”

Ky është përfundimi në të cilin ka arritur Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare, që cilësohet si një nga institucionet më prestigjoze në botë për kërkimet ekonomike.

Instituti i Vjenës vëren se në tetë vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike, Shqipëria ishte vendi që pati rritjen ekonomike më të lartë në Ballkanin Perëndimor, si dhe vendi që ndërtoi më shumë rrugë të reja duke lënë pas edhe vendet më të mëdha si Serbia.

 “Sali Berisha ishte kryeministri i Shqipërisë në vitet 2005-2013, ndërsa Hashim Thaçi në Kosovë gjatë 2009-2014. Ishte pikërisht gjatë këtyre periudhave, kur u ndërtuan autostradat e mëdha që çuan në lidhjet e kryeqyteteve të dy vendeve,” thuhet në raport.

Sipas raportit, në periudhën 2005-2013, Shqipëria ndërtoi 320 kilometra autostrada të reja dhe mijëra kilometra të tjera rrugë të një shkallë më të ulët duke lënë pas me diferencë të theksuar të gjitha vendet e tjera.

Sipas Institutit të Vienës, përgjatë viteve 2005-2013, Shqipëria nuk e ka udhëhequr Ballkanin Perëndimor në modernizimin e infrastrukturës, por edhe për rritjen ekonomike. Sipas raportit, gjatë tetë viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike, ekonomia shqiptare u rrit me 48 për qind në total.

Por pas vitit 2013, ndërtimi i rrugëve në Shqipëri është pezulluar plotësisht. Që nga ardhja në pushtet e qeverisë së majtë, në vend nuk është ndërtuar asnjë kilometër rrugë e re, jo vetëm autostradë, por edhe rrugë të gradave më të ulëta.

 

auto 32917714 10214090870160475 7046500380074573824 n1526663775

Modifikuar më Saturday, 19 May 2018 07:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...