Mjerimi i frikshëm 17 km larg Tiranës

Premte, 18 May 2018 22:38

Zall-Bastari është një vendbanim pranë 17 kilometra larg Tiranës. I gjendur në një zonë të thyer malore dhe i përbërë nga 12 fshatra, zona është sërish së paku një orë e gjysmë larg qendrës së qytetit me të cilën lidhet me një rrugë, e cila, në kohët e vjetra përdorej nga karvanët në drejtimin Tiranë-Dibër, por që edhe në shekullin e 21 ka mbetur pak a shumë në të njëjtën gjendje.

Në  këtë zonë  jetesa është e vështirë dhe  herë-herë bëhet e pamundur. Banorët që kanë mbetur në këto anë mundohen të ngrijnë jetesën e tyre mes kushtesh të vështira, mes pamundësisë dhe skamjes që vret. Varfëria këtu trashëgohet. Mungesa e infrastrukturës rrugore e ka bërë këtë vend të largët dhe të harruar. E vetmja shpresë e banoreve është rruga ku po investon bashkia.  Mungesa e rrugëve në këto anë u ka rrëmbyer shpresën të rriturve dhe të ardhmen fëmijëve. Banorët duken sikur i janë dorëzuar fatit. Tokat bujqësore u përmbyten gati çdo stinë.

ZALLBASTAR FEMIJET 2

Zall-Bastari ka 6000 banorë, ata janë të shpërndarë mes malesh , e kjo e bën të vështirë misionin “Shqiptarët për shqiptarët” ti vizitojë kudo që ndodhen.  Ecëm me një mjet të posaçëm mes maleve, mungesa e rrugëve na kujton çdo minutë sakrificat e banorëve që u duhet të lëvizin në jetën e përditshme. Rruga gjarpëron mes pyjesh makina tronditet fortë diku mezi ngjitet e diku mezi zbret për të arritur në destinacion hera-herës na duket mision i pamundur.  Varfëria është refreni i përditshëm. Fëmijët këtu  u duhet të ecin  orë  të tëra në këmbë për të shkuar në shkollë. Herë herë edhe  më barkun bosh, kalojnë nëpër ura të shkatërruara e të rrezikshme për të mbërritur tek dija, në shkollë. Një sakrificë e madhe kjo vetëm 17 kilometra larg bulevardeve të kryeqytetit.  Pavarësisht kësaj, fëmijët duhet të mësojnë fortë, një ditë mund të jenë pikërisht ata që do të ndryshojnë fatin e vendit të tyre. Ata mund të jenë liderit e së nesërmes.

Elvis Naçi siguroi ushqime  për 70 familje në Zall-Bastar , por misioni kryesor mbeten fëmijet si e vetmja shpresë që mund ta nxjerrin vete veten nga varfëria. Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri kanë takuar fëmijët në mensën sociale. Këta fëmijë duan të jenë dikushi në jetë, ata padyshim janë liderët shqiptarë të së ardhmes.

ZALLBASTAR FEMIJET  3

Dikush do të behet kur të rritet mjek një tjetër avokat, futbollist…Elvisi pyet fëmijët nëse e kanë larg shkollën nga shtëpitë e tyre. “E kam dy orë larg” i përgjigjet një nga fëmijët aty pranë . Për Naçin, para të gjithave këta fëmije nuk duhet ta vuajnë kurrë urinë. Por realiteti këtu është i hidhur, disa nga këta fëmijë ju ndodh të shkojnë në shkollë edhe të uritur. Tashmë kjo situatë do të ndryshoje pasi është gjetur një zgjidhje. “ Kur të mbaroni shkollën, çdo ditë ju do ktheheni këtu për të ngrënë drekën. Dreka është shumë e mirë, pastaj do ri përsërisni mësimet. Kush e ka banesën larg nga shkolla, ne do përpiqemi që ta ndihmojmë duke ia paguar transportin. Respektoni prindërit dhe mësoni sa më shumë që të shkoni përpara” u tha Elvisi fëmijëve të mbledhur pranë tij.

ZALLBASTAR FEMIJET 1

Ushqimi i siguruar në mensën sociale padyshim që është lajm i mirë për fëmijët dhe prindërit e tyre. Një lehtësi më shumë për ta. Elvisi dhe Sidriti u kanë shërbyer fëmijëve pjatat me gjellë të ngrohtë , gjatë drekës kanë këmbyer edhe batuta me ta. Drejtori i shkollës Sajmir Ruçi thotë se fëmijët rikthehen në shkollë ku një mësues kujdeset që nxenësit të bëjnë detyrat teksa falenderoi projektin që fondacioni “Firdeus” ka me disa shkolla në vend.

Modifikuar më Premte, 18 May 2018 22:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...