×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Gazetarja kundër Edi Ramës. Protesta në Rrugën e Kombit, mësim për mazhorancën

Premte, 06 Prill 2018 20:54

Gazetarja Anila Basha e ftuar në Fax News tha se protesta e 31 marsit në Rrugën e Kombit pati sukses ngaqë nuk nisi si politike.

Por sipas Bashës, konotacioni që i vunë politikisht më vonë kësaj proteste nga opozita, me idenë e mosbindjes civile, nuk pati sukses.

“Ata që mbushën disa pika kryesore, ishin militantë të opozitës jo qytetarë të tjerë.

Edhe vetë arsyet e artikuluara për mosbindjen nuk kishin në fokus zgjidhjen e problemit konkret të Rrugës së Kombit por rritjen e taksave dhe probleme të tjera.” – tha Anila Basha.

Gazetarja tha se protesta e 31 marsit e banorëve të Kukësit duhet t’i japë mësim mazhorancës.

“Duhet ta kemi frikë këtë maxhorancë sepse i ka të gjithë numrat në parlament dhe nuk kemi një strukturë që t’i vëmë përballë.” – tha Basha.

A po e mban Rama Bashën në krye të PD? A po mbajnë këta të dy njëri-tjetrin? Anila Basha u shpreh se nuk e di por këto dyshime do të vazhdojnë për aq sa të mos ketë demokratizim të vendimarrjes së partive.

“Kur këta liderë dhe këto parti nuk zbatojnë statutin e partive të tyre, ka shumë pak shance që të zbatojnë rregullat demokratike dhe ligjet.” – u shpreh Basha.

Duke iu rikthyer çështjes së protestës së Kuksianëve në Rrugën e Kombit, Anila Basha tha se nëse partitë politike nuk do të ishin përzierë në këtë nismë kaq të bukur të qytetarëve, do të kishim ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve për çështjen.

“Ndodh kjo sepse qytetarët nuk kanë besim tek partitë.

Nëse deputetët e opozitës do të jenë të parët të kryejnë mosbindjen civile, aëherë mund të bindin popullin. Por ata nuk mund të nxjerrin popullin para e të përfitojnë nga pas.” – tha ajo.

Në lidhje me dhunën e ushtruar gjatë protestës Basha tha se kjo ishtë hera e parë që policia u vu në mbrojtje të një institucioni privat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...