Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan në detyrë, Mathew Palmer deklaron se ambasadori aktual amerikan, Donald Lu, do të largohet nga Shqipëria në verë.
I pyetur nga Mapo mbi ndryshimin e mundshem te politikës së SHBA ndaj Shqipërisë, Palmer përgjigjet se përparësitë e politikës së Washington-it do të jenë të njëjta.
Si të tilla ai liston mbështetjen e reformës së gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndaj ekstremizmit të dhunshëm.
Zyrtari i Departamentit të Shtetit thotë se për emrin e ambasadorit të ri duhet pyetur në Shtëpinë e Bardhë.