×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Ministri i Tregtisë e pranon: Taksa e vendosur në Rrugën e Kombit është e lartë

Saturday, 07 Prill 2018 08:01

Duke folur për problemet e prodhuesve të Kosovës brenda vendit dhe problemet me eksport në vendet e rajonit, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, në emisionin “Përballje”, ka thënë se ministria që ai udhëheq është duke krijuar lehtësira dhe masa mbrojtëse për prodhuesit vendor.

Duke komentuar taksën e vendosur në Rrugën e Kombit, ai tha se mund të ndikojë tek bizneset dhe se kjo taksë prek edhe prodhuesit e Shqipërisë dhe të Kosovës.

“Jemi kundër taksave të larta, ne jemi dakord për një taksë, sepse ajo duhet të mirëmbajë rrugën mirëpo jo taksë të lartë…Pra shteti shqiptar është dashtë me pas kujdes… Ne a duhet edhe autostradës tonë t’i vendosim taksë sepse duhet të mirëmbahet por jo taksë të lartë”, ka thënë Hasani.

Më tej Hasani ka theksuar se Kosova është shumë e gatshme për të hapur tregun me Shqipërinë, por nuk ka gatishmëri.

“Ka deklarime por nuk veprime konkrete”, ka thënë Hasani.

Nga 15 prilli i këtij viti, çdo kosovar që shkon në Shqipëri me veturë duhet të paguajë 5 euro për shfrytëzim të autostradës në vetëm një drejtim. Ndërsa autobusët duhet të paguajnë 11 euro, kamionët e mesëm 16 euro e ata të rëndë 22 euro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...