Dështimi dhe korrupsioni i qeverisë Rama, radha në sektorin spitalor të FSDKSH-së

Diel, 20 May 2018 12:21

Nga Bardh Spahia

Tashme jane te njohura deshtimi e hija e korrupsionit qe i mbeshtjell reformat qe ndermerr mazhoranca Rama . E radhes po ndodh keto dite ne Sektorin Spitalor te Fondit te Sigurimeve te Detyruara te Kujdesit Shendetsor. Motoja e reformes eshte e njejta: Te mbajme "tanet" dhe te hapim sa me shume vende pune duke larguar "ata".
Odiseja e ristrukturimit te Fondit nisi ne formen e nje  thashethemnaje qe ne shtatorin e vitit qe shkoi. Ishte ne fakt titullari i sapo emeruar z. Eduard Ahmeti,  ai qe qysh ne fillimet e "punes" se tij solli me vete edhe konceptin ristrukturim.
Ky i ashtuquajturi ristrukturim dhe "Lista e barnave" ne fakt rezultojne te jene te vetmet ndermarrje qe u moren nen drejtimin e tij.
Z. Eduart Ahmeti nuk rezulton per asnje moment te jete Titullari i Fondit , por thjesht drejtor "part time", i cili punon nje ore ne dite.
Kjo solli si rezultat nje "Liste Barnash" te konceptuar sipas interesave te caktuara dhe me shume kufizime e mangesi , kaq te kontestuar se fundmi , si edhe "Ristrukturimin" e famshem te Fondit qe u prit me tension dhe frike te  madhe tek te gjithe punonjesit , cka coi ne paralizim te punes dhe si pasoje edhe ne nje ulje te dukshme te performances e te sherbimit ndaj qytetarit.
Per "Ristrukturimin"  nuk pati kurre asnje lajmerim zyrtar, asnje kriter te percaktuar se per transparence as qe behet fjale.
Ne Keshillin Administrativ u miratua numri i pergjithshem i te gjithe punonjesve qe do te kishte Fondi ne total , organigrama dhe struktura. Implementimi i saj ne Fond dhe Drejtorite Rajonale nuk pati ne asnje moment si qellim permiresimin e punes, perkundrazi e perkeqesoi ate deri ne paralizim te plote.
Rezultojne struktura e drejtori qe u fryne me teper me te ardhur te rinj qe kishin ne c.v. e tyre specifika te rendesishme , si te qenurit motra  e ministrit Ahmetaj apo nipi i Ulsi Manjes duke iu zene vendin specialisteve te afte e me shume vite eksperience ne pune. Pati raste emerimesh drejtoresh te individeve te perfolur per lidhje nepotike si Shpresa Bello, ish drejtuese e farmacive ne kohen e ministrit Beqja mgjse pa arritur te marre as provimin e licences. Specialiste te thjeshte qe u katapultuan si drejtues te burimeve njerezore e tani dhe nendrejtore te pergjithshem te Fondit si zonja Anila Minxhozi. Specialiste e shofere qe marrin rrogen mgjse nuk paraqiten asnje dite ne pune. Por hija me e madhe e skandalit te ristrukturimit do te shpalosej ne rasti i DSHSUKS-it  qe  shkurtohet ne menyre drastike  nga 36 punonjes para 17 majit 2018 ne vetem 9 te tille. Kuptohet deri ne nje moment te dyte ne te cilin perseri me nje Keshill Administrativ do te kerkoje nje shtim i numrit te punonjesve sepse realisht ata jane te domosdoshem. Ky largim i eshte krejtesisht i pastudiuar dhe i pabazuar ne asnje ligj, shto ketu faktin qe kontolli i gjithe spitaleve te Shqiperise , atyre rajonale, bashkiake dhe universitare nuk mund te realizohet me nente specialiste dhe ata me pregatitje te dyshimte apo nderkohe ne specializim.
Me nje te rene te lapsit u hodhen ne rruge specialiste te mirefillte qe punonin prej vitesh ne kete sektor aq te rendesishem. Per ta realizuar kete u ngrit nje komision po aq i dyshimte. Ne fund te fundit kriteret per te ndenjur ne pune jane te thjeshta ; duhet te jesh njeri i Manasterliut, Ahmetaj, Ulsi Manes, Taulant Balles, Erion Veliajt etj. Pregatitja dhe eksperienca ne pune nuk vlejne aspak.

Asnje motivacion nuk citon letra e largimit nga puna per specialistet e meposhtem vetem kaq:
"Në mbështetje të Kodit të Punës së Republikës të Shqipërisë, Ligjit Nr. 10 383 datë 24.02.2011 "Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësisë në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, të Rregullores së Përgjithshmë të Funksionimit të Fondit, të shkresës së Fondit Nr. 631/3 Prot., datë 02.02.2018 "Mbi ndryshimin e organikës, strukturës dhe përkshrimit të punës", si dhe të relacionit nr 117/5 datë 11.05.2018 të Komisionit të Ristrukturimit të ngritur me shkresën nr 117 prot datë 7.02.2018 "Për Krjimin e Komisionit të Ristrukturimit të DSHUKS, ju informojmë se:..."
1. Lulzime Gecaj
2. Naun Sinani,
3. Ermelinda Ekmekciu,
4. Esi Duka,
5. Fatbardha Sela,
6. Suzana Tahiraj,
7. Adelina Kaci,
8. Doruntina Laci,
9. Arber Gurguri,
10. Ingrit Muca
11. Evis Vero
12. Aferdita Shpataraku
13. Renato Kalemi
14. Leke Hysenaj
15. Arjeta Zenelaj
16. Erida Veseli
17. Megi Hobdari
18. Gazmend Duraj
19. Feriz Ahmetaj
20. Etleva Nozlli
21. Ibrahim Shatri
22. Fatos Rexha
23. Sadete Sulaj
24. Arjeta Zenelaj
25. Alma Duda
26. Johan Dhëmbi
27. Eduart Makishti
Skandali vazhdon...
Deri kur?

Login to post comments