Deputeti i Qarkut të Vlorës, Agron Shehaj, me tone entuziaste, ka postuar një status në Facebook-un zyrtar në mbështetje të gazetarit, Jetmir Olldashi. Ai e konsideron si investim dhe rrezik njëkohësisht, për të dhe për familjen, investigimin e gazetarit që çoi në ekspozimin e Agron Xhafajt.
Shehaj shpreson që të gjithë gazetarët të jenë krenarë me kolegun e tyre dhe u kundërvihet atyre ‘që nuk thanë një fjalë për trafikun e drogës’, duke u kërkuar që ‘të paktën të na kursejnë vrerin’.
Statusi i Shehajt:
Shpreh vleresim te jashtezakonshem për kurajon dhe profesionalizmin e gazetarit Jetmir Oldashi. Nuk më vjen në mendje një investim dhe rrezik kaq i madh, per gazetarin dhe të afërmit e tij, në gjithë historinë e Shqipërise postkomuniste.
Shpresoj që sot të gjithë gazetarët të jenë krenarë për kolegun tyre.
Nuk pres qe ata gazetarë që nuk folen kurre për problemin e krimit dhe droges apo që e përmenden me gjysëm zeri, sot të duartrokasin, por të paktën te na kursejnë vrerin.
Edhe në momentet më të zeza, ku gjithçka duket e parikuperueshne, kur duket se jemi ne prag te humbjes së shpresës, del një njeri i vetëm dhe me kurajo të madhe bën një gjë të jashtëzakonshme.
Kurrë nuk duhet të dorëzohemi, sidomos para të keqes!