Deputetët e PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji së bashku me këshilltarin ligjor Gazmend Bardhi kanë mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me audio përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm. Tre zyrtarët ishin thirrur të paraqiten sot në orën 10:00 në ambientet e Prokurorisë për Krime të Rënda.
Salianji mbante në dorë një fletë të bardhë, ku shkruhej “Unë nuk jam Ervin Salinanji” duke ironizuar kështu pretendimet e Ministrit të Brendshëm dhe për autenticitetin e audio-përgjimit.
Bëjmë me dije se ka një hetim pas bashkimit të dy procedimeve, atij të nisur nga Prokuroria e Tiranës për kallëzim të rremë të pretenduar nga Agron Xhafaj dhe për trafik droge të nisur nga Krimet e Rënda.