Braçe e flaku jashtë komisionit, gazetarja ironizon: Jepja Ramës t'i bëjë ekspretizë...

Hënë, 21 May 2018 18:19

Reagon gazetarja e Report Tv Esiona Konomi e cila sot u nxorr përjashta nga Erion Braçe bashkë me kolegen Marsela Karapanço në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë. Braçe pa dy koleget teksa qeshnin me njëra tjetrën dhe duket se kjo e nervozoi së tepërmi duke i kërkuar të largohen nga mbledhja. Gazetarja, në reagimin e saj nuk kursen ironitë me kryetarin e Komisionit, socialistin Braçe duke e ftuar që të bëjë ekspertizë për buzëqeshjen e saj.

“Meqë unë paskam qeshur sot në Komisionin e Ekonomisë, në mbështetje të një batute të koleges sime, Marsela Karapanço, dhe për këtë mora dënimin kapital të nxjerrjes jashtë komisionit në mënyrë demonstrative, deklaroj se nuk kam qeshur...

Por i sugjeroj kryetarit të këtij komisioni, ta dërgojë audion e komisionit për ekspertizë tek agjencia e specializuar ku kryetari i partisë së tij dërgoi të hënën e shkuar materialin e “Agronit”, për të marrë me shpejtësi përgjigjen nëse qesha apo jo...

Pastaj të mbledhim Byronë e Kuvendit, të analizojë përgjigjen dhe të vendosë nëse buzëqeshja ime meriton dhe ndëshkim më të lartë, siç mund të jetë “ndalimi i hyrjes sime në Komisionin e Ekonomisë”, sikundërse sot “urdhëroi” zoti Braçe.

P.S. Deklaroj se pas kësaj ngjarjeje edhe kam qarë në korridoret e Kuvendit... Mbase meritoj dënim edhe për këtè”, shkruan Konomi.

Modifikuar më Hënë, 21 May 2018 18:22

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...