×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

I njohur si njeri serioz, fans i xhaketave e manshetave. Kush është Kryeministri i ri i Italisë

Hënë, 21 May 2018 19:55

Një profesor i ligjit, me zero përvojë politike është emëruar si kryeministri i ardhshëm i Italisë. Giuseppe Conte, avokat i të drejtës private në Unniversitetin e Firenze-s, me përvoja ndërkombëtare në universitetet më me emër, që nga Yale, Cambridge dhe Sorbona.

Ai u zgjodh si një kandidat neutral, i pranueshëm për kompromis nga Luigi Di Maio, kreu i Lëvizjes Pesë Yje dhe Matteo Salvini, kreu i partisë Lega Nord.

Por kjo ishte një zgjedhje e çuditshme në shumë mënyra - Z. Conte është një pro eshtablishment, elitist, "teknokrat" akademik.

Ai do të ketë një sfidë të vështirë duke vepruar si ndërmjetës - Lidhja dhe Pesë Yjet ndryshojnë në disa çështje kyçe dhe personalitetet e liderëve të tyre janë shumë të ndryshëm.

Profesor Conte nuk është deputet, as anëtar i asnjërës prej partive, por thuhet se është afër Pesë Yjeve.

I njohur si një njeri me veshje serioze, me një dëshirë për xhaketa, mansheta dhe shami xhepi, 54 vjeçari është i ndarë nga gruaja e tij, me të cilën ka një djalë 10-vjeçar.

Ai ligjëron në Universitetin e Firences dhe Universitetin Luiss në Romë, ku jeton.

Në shtator 2001 ai kreu "kërkime shkencore" në Girton College, Kembrixh, sipas biografisë zyrtare të tij 12 faqesh.

"Në të kaluarën kam votuar për të Majtën. Sot, megjithatë, mendoj se kornizat ideologjike të shekullit të 20-të nuk janë më të përshtatshme " thotë ai.

I lindur në vitin 1964 në një fshat të vogël në rajonin jugor të Pulias, ai ka pasur një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë dhe akademisë. /55news.al

Modifikuar më Hënë, 21 May 2018 20:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...