Rama në Gjirokastër kërkoi të matej me hijen e tij të mëngjesit!

Tuesday, 22 May 2018 09:00

Nga Tritan Shehu


Kryeministri ne Gjirokastër kërkon te matet me hijen e tij te mëngjesit!.
Z.Rama ne Gjirokastër e perreth foli për arritje e per te ardhmen e "ndritur".
Në qoftë se e ardhmja do bazohet te ato cfare kjo qeveri ka bere ne keto pese vite ne ate Qark, e nesermja do te karakterizohet vetëm me braktisje e "boshllëk".
A i thane deputet socialiste e drejtoret e tij Z.Rama, se ne vetem tre vite edhe 7 mije banore te tjere kane braktisur Qarkun??
Qe fshatra te tera si Zhulati, Izvori, Lopezi, ne Zagori etj vazhdojnë te jene te izoluar.
Se fuqia blerese ka rene 35% sipas INSAT ne tre vite.
Se rruga qe lidh Permetin e bukur me Carshoven e Tre Urat, rruge nacionale, eshte pothuajse e pa kalueshme.
Se rruga Kardhiq- Delvine ka pese vite pa asnjë punim, qofte e mirëmbajtje, kur ka ngelur vetem gjysma për tu përfunduar.
Se jane harruar subvencionet ne bujqësi e blektori.
Se spitalet e Tepelenes e Permetit pothuajse jane mbylur e ai i Gjirokastres po degradon cdo dite, e qellimshme kjo per te koncentuar gjithecka, larg interesave e mundesive te qytetareve ne nje Spital te Ardheshem e Privat ky ne Fier??
Se Lazarati po dhunohet e po denigrohet vazhdimisht.
Se Dropulli e Libohova ekonomikisht e strukturalisht jane ne mizerje.
Se nuk eshte bere asnje meter rruge e re, asnje punim ne bujqesi ne ate Qark.
Se minatoreve te Tepelenes e Memaliajt ju mohua statusi.
Se Kelcyra e Nepravishta vetem varferi kane kudo...
Se Universiteti i Gjirokastres po “rrudhet”.
Se veprat historike po rrenohen, derisa dhe Kalaja po rreshket... mbi qytet!
Ne fakt ja thane qytetaret keto ne "takimet " qe pati, por Kryeministri i Yne as degjoi e as u pergjegj, vecse u mat me hijen e tij..., hodhi rromuze e iku...!!
Beri dhe nje shaka ne fund, ate ne lidhje me aeroportin...

Modifikuar më Tuesday, 22 May 2018 09:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...