Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rënë në Belsh ku nëna e një 10-vjeçari ka denoncuar në polici se djali i saj ishte dhunuar nga mësuesja kujdestare. Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshatin Kajan, në shkollën 9-vjeçare. Mehmetaj shpreh shqetësimin se çdo ditë skandalet ndodhin në shkollat shqiptare dhe nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Arsimit.
Postimi i plotë i deputetes Mehmetaj
Prindër që denoncojnë dhunën e ushtruar nga mësuesit, prindër që denoncojnë abuzimet seksuale të mësuesve ndaj fëmijëve të tyre. Prindër që doncojnë konsumin dhe shpërndarjen e drogërave nëpër shkolla.
Rrjetet sociale janë mbushur me foto e video që tregojnë realitetin e dhimbshëm të arsimit dhe mësimdhënies. Të mos flasim pastaj për paaftësinë e drejtuesve dhe korrupsionin që është kthyer në normalitet. Sot një tjetër denoncim në Belsh: “Mësuesi dhunon nxënësin 10 vjeçar”.
Po ministria?
Ministria është e zënë duke bërë paradë rrugëve të Shqipërisë, për tu siguruar që anëtarët e rilindjes do punësohen si mësues e do mbledhin të dhënat konfidenciale të prindërve për zgjedhjet e ardhshme.
Turp! Më shumë se kaq nuk kishte si të degradonte kjo qeveri. Fundja, kur kryeministri investohet kaq shumë në planet për narkotrafikun, nuk duhet ti kërkojmë të harxhojë kohë edhe me shkollat... /55news.al/