Partia Demokratike ka mbajtur sot një deklaratë për shtyp për problematikën kryesore të vendit që është droga.
Gjatë fjalës së tij deputeti Gent Strazimiri ka folur për drogën e Maminasit.
Deputeti demokrat hodhi poshtë akuzat e Ramës, ndërsa theksoi se ata që fshihen pas kësaj, siç janë edhe për laboratorin e Xibrakës, janë Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Olsi Rama. Mes të tjerash ai i bëri thirrje se nëse këta emra janë pjesë e PD, Rama duhet t’i arrestojë.
“Për të mbrojtur veten dhe vëllezërit Xhafja Rama është bërë në ndjekje të çdo denoncimi. Njësoj si me ekspertizën për zërin e Xhafajt, hodhi dhe ide për kokainën në Maminas. Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Olsi Rama, nëse këta i ke në PD, eja dhe arrestoi, por i ke çuar në Kube dhe kudo tjetër. I ke të lidhura me ministrat e brendshëm dhe vëllain tënd. Ka vetëm një rrugë për të hapur negociatat, lufta kundër drogës. Shqipëria nuk mund të sakrifikohet me vëllezërit Xhafajt. Ftojmë shqiptarët që të bashkohen të shtunë në protestën, për Shqipërinë si gjithë Europën”, tha Strazimiri.