Ofendimi i gazetares, Shehi: Braçe është 'bishti i kavallit'

Tuesday, 22 May 2018 20:36

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe dje pas debateve me deputetin e PD-së, Flamur Noka iu hakërrye gazetarëve duke i nxjerrë nga salla.

Prej ditës së djeshme kur nxori nga mbledhja e komisionit dy gazetaret, Braçe është vënë në qendër të vëmendjes.

I ftuar në studion e Report Tv, deputeti Dashamir Shehi u shpreh se reagimi i Braçes erdhi pas situatës së tensionuar të shumicës, ndërsa sipas tij deputeti i PS është 'bishti i kavallit'.

“Këta janë të gjithë të tensionuar, jo Braçe që është bishti i kavallit, nuk hynë në punë fare, është Spiropali Braçe, por Rama e patë çfarë tensioni tregoi për gazetarët. Janë të kapur të gjithë në faj. Videot janë të gjitha të vërteta. Të gjithë e dinë që vëllai i ministrit është një bandit, shkoi me këmbët e veta në Itali për të bërë 7 vite burg”, tha Shehi.

Për sa i përket deklaratave të deputetes së PS, Spiropali se PD po përgatit një puç, ai u shpreh se;

“Le të punojë me ndonjë doganë, nuk komentoj Spiropalin, unë jam 60-vjeç, ajo është vajza ime”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...