×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

'Qeveria përsëri dështoi me taksat dhe borxhin'

E mërkurë, 23 May 2018 11:17

Nga Jorida Tabaku

Shqiptarët janë sot kombi më i varfër në ballkan, mbi 200 mijë biznese kanë pësuar rritje të taksave ndërkohë që 200 mijë familje kanë tentuar të largohen nga Shqipëria përmes formave të ndryshme.

Një qeveri e tërë është e angazhuar që të prodhojë ligje dhe para për të shtuar pasurinë e një grushti biznesh pranë qeverisë, ndërkohë që krimi i organizuar kanë mburojën e policisë dhe ministrisë së brendshme.

Raporti i fundit i FMN tregoi dhe njëherë vështirësitë që ka ekonomia shqiptare: Niveli i lartë i borxhit, kreditë me probleme dhe klimën e vështirë të të bërit biznes. Të treja shqetësime të përsëritura të opozitës.

Borxhi publik u rrit me pretendimin e shlyerjes se detyrimeve të prapambetura te cilat kurrë nuk u shlyen. Me borxh të rritur qeveria rriti taksat me pothuasje mbi 2 miliardë Euro, nuk realizoi asnjë investim publik të qëndrueshëm që do të nxiste ekonominë duke e futur vendin në kllapi.

Të vetmit që përfituan nga ulja e taksave, sipas edhe FMN, ishin oligarkët pranë qeverisë.

Megjithëse taksat u rritën, përsëri qeveria dështoi në mbledhjen e të ardhurave dhe çdo vit ka pasur një mbledhje më të ulët se parashikimi.

Vetëm për 3 muajt e parë të vitit mungojnë 36 mln euro. Kjo rritje e taksave ka sjellë më shumë infomalitet, më shumë papunësi dhe mbyllje biznesh.

Opozita ka ngritur herë pas here shqetësimin e koncesioneve. Nga mesi i vitit 2017 thotë FMN qeveria shqiptare ka nënshkruar 200 kontrata koncesionare dhe vetëm projekti 1 miliardë është sa 7% e PBB.

Këto janë shqetësimet reale të ekonomisë e dyert e biznesve që mbyllen prej rritjes së taksave, të rinjtë që largohen se nuk kanë një vend punë, borxhi që rritet e taksat që vetëm rriten.


Data 26 maj duhet ta mbushë bulevardin e dëshmorëve të kombit për të shkundur një qeveri që jeton dhe punon përditë për një grup njërëzish.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...