“Vendi në situatë kritike, qytetarët do na bashkohen masivisht të shtunën”

E mërkurë, 23 May 2018 15:20

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka thënë se protesta e opozitës në 26 Maj do jetë paqësore dhe demokratike duke hedhur poshtë zërat se mund të ketë trazira. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Oerd Bylykbashi tha se në mbledhjen e grupit të PD janë ndarë detyrat për protestën, por detajet do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

“Nuk ka vendime të reja në mbledhjen e grupit, por vendimi i marrë është protesta e datës 26 ku ne kemi gjithë angazhimin tonë për të inkurajuar numrin më të madh të qytetarëve. Jam i sigurt që do jetë protesta më e madhe dhe do jetë një protestë qytetare. Dy ministra të Brendshëm kanë lidhje me drogën. Detyrat që ne ndamë në mbledhjen e grupit ishte pikërisht ndarja e detyrave për organizmin e protestës. Ne do kemi qytetarët të shtunën që do jenë përballë krimit. Protesta do jetë masive dhe demokratike. Kushdo, pra jo vetëm opozita por edhe të tjerët janë të ftuar të marrin pjesë në protestë”- tha ai.

Pyetjes për një skenar të mundshëm se mund të ketë zgjatje të protestës dhe bllokim për 72 orë, Bylykbashi tha se këto detaje do mësohen në ditët në vijim, por sipas tij rëndësi ka që protesta do jetë paqësore dhe madhështore.

“Detajet do jenë të përcaktuara në planin që do bëhen të ditura shpejt. Kjo do jetë një protestë paqësore dhe e drejta e protestës është një e drejtë kushtetuese. Ajo që garanton opozita është se do jetë një protestë qytetare dhe unë do jem me familjen time aty. Ministri Fatmir Xhafaj mbron vëllain e tij kur thotë se ishte në vendin dhe kohën e gabuar. A thua se a bëri një aksident dhe jo se ishte kreu i një bande kriminale. Pyetjes se nëse do ketë skenar për zgjatje të protestës unë mendoj se këto janë detaje që do i merrni në ditët në vazhdim. Ajo që ka rëndësi që do jetë një protestë madhështore. Qytetarët e dinë që qeveria është e lidhur me krimin”- tha Bylykbashi.

Deputeti i PD u shpreh se pritet përgjigja e Prokurorisë, por PD është e bindur se audio përgjimi është i vërtetë dhe se Rama bën blofe kur thotë se nuk është zëri i Agron Xhafes në përgjim.

“Përtej përpjekjes së Ramës që thotë se nuk është zëri i Agronit para kohe, unë mendoj se ai bllofon sic bëri me Tahirin dhe Rroshin. Është një provë që vërteton se vëllai i Xhafajt është kreu u bande të drogës. Ministri falsifikoi kodin e procedurës penale për të mbrojtur vëllain e tij. Origjinali i audio-përgjimit i është dërguar Prokurorisë dhe pritet përgjigja. Rama gënjen se nuk kishte origjinalin për ekspertizën që pretendon. Nuk po zbatohet ligji anti-mafia”- tha Bylykbashi. BW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...