Ish-kryeministri Berisha ka komentuar sulmin që ka nisur ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në studion e “ABC news” Berisha tha se pati një tentativë për të arrestuar Llallën në vend të Sajmir Tahirit, për ti thënë Europës se u arrestua një “Peshk i madh”.
Gazetarja: Po për Adriatik Llallën?
Berisha: Pati një tentativë për ta krahasuar me Tahirin, madje për ta zëvendësuar me Tahirin
Gazetarja: Në ç’kuptim?
Berisha: U bënë përpjekje që Peshkun e Madh, Tahirin, ta zëvendësonin me Llallën. Por kjo nuk u pranua nga ndërkombëtarët. Të përpiqesh të shesësh Llallën për Tahirin. Llallën që kur ishte kryeprokuror lëshoi urdhërin për arrestimin e Tahirit. A nuk merr kjo një nuancë politike. Tahiri kanabizoi gjithë Shqipërinë. Erdhi dosje e madhe nga Italia. Tahiri është thjesht një baron droge që zbatoi urdhrat e Edi Ramës.
Gazetarja: Dua një koment të shkurtër për qëndrimin e Ambasadorëve?
Berisha: Askush në Shqipëri nuk ka komentuar më shumë se unë. Unë jam njeri që respektoj ambasadorët. Cfarë kam patur, i kam thënë për të dy ambasadorët. I kam thënë nga pozitat të cilat kam menduar se mbrojnë interesin publik. Tani ata kanë marrë, po flitet se do të largohen.
Gazetarja: Nuk keni ndonjë koment?
Berisha: Unë nuk kam asnjë koment, i kam bërë.