Kryetarjae LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë të ditur se protesta e 26 majit vetëm është thirrur nga opozita të mbahet më 26 maj dhe se sa do vazhdojë, atë do e caktojnë qytetarët që do mblidhen në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”. “Protesta është atje, ne do udhëhiqemi nga qytetarëve. Jemi peng i qytetarëve, do të bëjmë atë që kërkojnë qytetarët” u shpreh Kryemadhi në dalje nga Parlamenti.
Duke evidentuar se shpresa për një Shqipëri të sigurt me qeverinë e drogës ka humbur, Kryemadhi ftoi mediat dhe gazetarët të vazhdojën të bëjnë thirrje për të ftuar shqiptarët në protestën që siç tha ajo do të përmbysë institucionet e drogës. “Seanca tregoi edhe njëherë se nuk ka shpresë, nuk ka asnjë të ardhme me këtë grup kriminal, që ka rrëmbyer parlamentin shqiptar. Jo vetëm kanë varfëruar shqiptarët, por i kanë demoralizuar dhe masakruar jo vetëm ekonomikisht. Zghjidhja e vetme është përmbysja e institucioneve të inkriminuara. Është i vetëm jo vetëm në kauzën e tij narkomane por edhe përballë shqiptarëve që duan drejtësi.
Nëpërmjet jush, mediave, praninë tuaj e familjarëve tuaj që ta vazhdoni thirrjen ndaj shqiptarëve që të jenë në protestë më 26 maj” përfundoj kryetarja e LSI-së.