Historia përsëritet/ "Zërit të Amerikës" i shpalli luftë edhe Enver Hoxha

E Enjte, 24 May 2018 13:45

Edi Rama e quan "kënetë mediatike" Zërin e Amerikës sepse kjo e fundit investigoi për koncensionet me Inceneratorët dhe tërhoqi vëmendjen për abuzimet korruptive me tenderat e kryera.

Por kush është media që u sulmua sot nga kryeministri i Shqipërisë?

Shërbimi botëror i “Zërit të Amerikës” i ka filluar transmetimet e tij, më 25 shkurt të vitit 1942, ndërsa në gjuhën shqipe më 13 maj të vitit 1943. Megjithë qëndrimin dyshues në fillim dhe armiqësor më vonë të Enver Hoxhës ndaj SHBA, Zëri i Amerikës nuk i ndërpreu asnjëherë transmetimet në gjuhën shqipe (sikurse bëri, fjala vjen, BBC për më shumë se një çerek shekulli në gjysmën e dytë dhe më të egër të diktaturës komuniste).

Një nga drejtuesit kryesorë, me një kontribut të paçmuar ndër dekada, përfshirë edhe ato të izolimit totalitar të Shqipërisë, nën regjimin e Enver Hoxhës, aktualisht Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë pranë “Zërit të Amerikës” është Dr. Elez Biberaj.

Dhe për ti kujtuar Ramës se çfarë simbolizon “Zëri i Amaerikës” për shqiptarët, po ju risjellim disa fragmente të një prej intervistave të Dr. Elez Biberaj:

PYETJE: Ishit kundershtare te regjimit?

ELEZ BIBERAJ: Po. Ne fakt regjimi ishte kundershtar i tyre. Pastaj jam i shperngulur ne SHBA qe prej vitit 1968.

PYETJE: Qe prej vitit 1968 ju nuk ishit kthyer me ne Kosove?

ELEZ BIBERAJ: Jo. Dhe njekohesisht as ne Shqiperi? As ne Shqiperi.

PYETJE: Sic thame VOA mori nje rritje ne fund te viteve '80. Sa ndikoi hapja e linjave telefonike e mundesise per te komunikuar?

ELEZ BIBERAJ: Per mendimin tim ajo ngjarje ishte vendimtare. Sipas mendimit tim ajo dite shenonte fillimin e revolucionit demokratik.

PYETJE: Ne c'kuptim?

ELEZ BIBERAJ: Sepse na jepte mundesine ne qe te bisedonim me njerez ketu ne Tirane. Te fillonim nje bashkebisedim dhe te ceknim ceshtjet me kryesore me te cilat ballafaqoheshin intelektualet, qeveria, ekspertet e ndryshem.

PYETJE: Si arritet te siguronit numrat e telefonit te disa prej intelektualeve te rendesishem te Shqiperise se asaj kohe?

ELEZ BIBERAJ: Para vendosjes se lidhjes se drejtperdrejte te telefonike mes SHBA-ve dhe Shqiperise, qe ndodhi nga mesi i muajit maj ne vitin '90, Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Perez De Kuelar kishte ardhur per vizite ketu, ne fillim te muajit maj dhe me ate rast nje korrespondente e Zeri te Amerikes, nje amerikane...

PYETJE: Laura Sillber...?

ELEZ BIBERAJ: Po, Laura Sillber e cila ishte ne Vjene, asaj iu dha viza qe te vinte te mbulonte viziten e Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se. Para se te vinte ketu, ne biseduam dhe perpiluam dhe nje liste te njerezve qe ajo mund te perpiqej qe ti merrte ne interviste.

PYETJE: Z. Biberaj a kishte dijeni ne SHBA se para vitit 1989, pavaresisht sistemit ne Shqiperi ishte nje disponim i forte pro amerikan?

ELEZ BIBERAJ: Nuk besoj. Por nje nga qellimet qe ne kishim si radio stacion qeveritar ishte qe sherbenim si nje ure mes SHBA-ve dhe Shqiperise, qe t'ju japim nje shprese shqiptareve. Ne e dinim qe ju jetonit ne nje sundim te tmerrshem totalitar, pra donim t'u jepnim nje far shprese qe bota e jashtme, sidomos SHBA-te nuk ju kane harruar.

PYETJE: Ne momentin qe telefonatat e para u hapen. Pra Shqiperia mund te komunikonte direkt me nje prefiks me vendet e huaja, ke keni telefonuar fillimisht, e mbani mend?

ELEZ BIBERAJ: Po. Ka qene te njejten dite qe jane vendosur lidhjet telefonike me Shqiperine dhe kam telefonuar zyren redaksionale te "Zerit te Popullit".

PYETJE: Perse?

ELEZ BIBERAJ: Por nuk kishim ndonje numer tjeter.

PYETJE: Perse e telefonuat?

ELEZ BIBERAJ: Po thashe pse jo. Ka qene edhe per te vendosur nje fare kontakti dhe per te pare.

PYETJE: E mbani mend pergjigjen?

ELEZ BIBERAJ: Po. Mu deshen te pakten dy ore qe te lidhesha me Tiranen ishte shume e veshtire. Nuk thashe kush jam, thashe jam nje shqiptar nga SHBA-ja dhe me thane: "cfare kerkoni?" U thashe qe me duhej nje numer telefoni. Une e kisha nje strategji qe ishte qe te filloja intervistat me zyrtaret. Me zedhenesit e qeverise. Ketij personi i kerkova numrin e telefonit te Institutit per Marredheniet me Jashte, te Sofokli Lazrit dhe kisha deshire te bisedoja me te dhe te diskutonim dhe per mundesine e rivendosjes se marredhenieve diplomatike. Personi qe u pergjigj insistonte qe te dinte se kush jam. Kur i tregova me tha: "Maskara, tradhtar" dhe ma mbylli telefonin.

PYETJE: Dhe ju insistuat per nje telefonate te dyte?

ELEZ BIBERAJ: Po, patjeter. Kjo vazhdoi per nje jave ose dy dhe siguruam disa telefonata.

PYETJE: Gjithmone duke telefonuar ne redaksi gazetash?

ELEZ BIBERAJ: Fillimisht po. Nje bisede ka qene mjaft interesante. Une kam nje ze te vecante qe eshte i dallueshem, dialekti verior, aksenti amerikan. Sic duket ky personi, edhe sot nuk e di se kush eshte, menjehere me tha; "Je zoti Biberaj nga "Zeri i Amerikes" i thashe "po".

PYETJE: Ju po telefononit ne redaksi apo ne nje shtepi private?

ELEZ BIBERAJ: Ne redaksi. Dhe hyme menjehere ne bisede per ceshtjen e Kosoves, sepse ne e mbulonim dhe tha fjale shume te mira per mbulimin e ngjarjeve qe ne benim dhe une e pyes: C'mendon per mbulimin e ngjarjeve tek ju? Tha: "Ju nuk keni ide fare, ju u ka mbetur ora ne vitin 1945", edhe kjo nuk me shqetesoi, sepse une e merrja me mend qe gjithcka regjistrohej dhe ai donte ta bente..

Marrë nga intervista në emisionin : Opinion

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 13:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...