Berisha, për ndarjen nga jeta të Kolec Topallit: Vendi humbi kolosin e mendimit

E Enjte, 24 May 2018 14:47

Ish-Kryeministri, Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shprehur vlerësimin e tij për Kolec Topallin, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.

“Akademiku i njohur, gjuhëtari i madh, personaliteti i shquar dhe ish bashkëpunëtori im i çmuar në vitet 1991-1997, Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës ne vitet 1992-1997, Kolec Topalli mbylli sytë përgjithmonë”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit

Ndahet nga jeta akademiku, gjuhetari dhe personaliteti i shquar, Kolec Topalli!

Te dashur miq, akademiku i njohur, gjuhetari i madh, personaliteti i shquar dhe ish bashkepuntori im i i çmuar ne vitet 1991-1997, sekretar i pergjithshem i presidences ne vitet 1992-1997, Kolec Topalli mbylli syte pergjithmone.

Pasardhes i nje familje shkodrane te shkelqyer dhe ne ze per virtutet, ndershmerine, suksesin e saj, Koleci qe ne femijerine e tij do te provonte barbarite e kampeve te perqendrimit te regjimit hoxhist dhe me pas diskriminimin dhe persekutimin e eger klasor.

Ai do bashkohej me levizjen demokratike qe ne javet e para te vitit 1991. Njeri i mrekullueshem, civil, i matur, i ditur dhe demokrat i vendosur, Koleci gjate vitit 1991 do drejtonte kabinetin tim. Pas zgjedhjeve te vitit 1992 ai do te ishte sekretar i pergjithshem i presidences dhe si ikone ndershmerie dhe perkushtimi do te jepte ndihmese te çmuar ne veprimtarine e saj. Pas vitit 1997 Koleci do ti perkushtohej me pasion te madh gjuhesise. Si akademik, kalores i gjuhes tone, me veprat e tij themelore ai do te jepte nje kontribut te pavdekshem ne kete fushe.

Me ndarjen nga jeta te tij familja ka humbur njeriun e saj te dashur, Partia Demokratike veprimtarin e saj te çmuar, bota akademike shkencore shqiptare kollosin e mendimit te saj gjuhesore. I lehte qofte dheu i tokes mbi ty i dashur Kolec, miku im! sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...