Rama ndan tepsinë me baxhanakun i jep 12 miliard lekë

E Enjte, 24 May 2018 15:19

Departamenti Antikorrupsion në Partinë Demokratike ka denoncuar një tjetër rast korruptiv sa i përket qeverisë dhe vet kryeministrit Rama.

Denoncimi është bërë nga shefja e Departamentit Lealba Pelinku e cila shkruan se në tepsinë e madhe sigurisht ka vend dhe për baxhanakun, Armand Frangu firmes te se cilit i jane dhene nga institucionet shteterore 12 miliarde leke.

Ja denoncimi i Lealba Pelinkut në FB

“Rama nuk ka vetëm miq si Papuli, Carapuli, Eft’himi, Dulaku, Sala, nuk ka vetëm vëllaçko Olsin. Rama ka dhe baxhanak. Në tepsinë e madhe sigurisht ka vend dhe për baxhanakun, Armand Frangu.

Ortak i shoqërisë “B360” duket se bashkëpunimin me shoqërinë “Advanced Business Solutions - ABS” e ka të ngushtë. Sipas të dhënave të faqes izrealite “The Manufactures Association of Israel” (Link: www.industry.org.il), rezulton të jetë bashkëmenaxher me ortakun dhe administratorin e kësaj shoqërie, Gerond Meçe.

Qeveria Rama, baxhanaku i bashkortakut, duket t’i ketë sjelle begati të madhe shoqërisë “Advanced Business Solutions - ABS”, krahasuar me më parë: 12 miliard lekë ose 9.5 milion euro.

Vetë AKSHI ka lidhur kontrata me këtë shoqëri në vlerën 919 milion lekë ose 725 mije euro. Por AKSHI nuk është ndalur me kaq. Për të shmangur plotësisht konkurrencën, ka sajuar “kontratat sekrete”, të cilat i ka lidhur me shoqërinë e Frangut. Bazueshmërinë ligjore të klasifikimit të kontratave duhet ta verifikojë prokuroria, por kjo e fundit është e zënë me do detyra që i janë ngarkuar nga baxhanaku i Frangut.

Edhe në KPP, kompania parzmore e Frangut, duket të ketë pasur jo pak fat me pranimin e ankesave. Po dhe kjo nuk çudit, derisa KPP është nën sqetullën e sekretarit të përgjithshëm të baxhanakut, Ëngjëll Agaçit.

E begatë kjo qeveri për të gjithë sojin e sorrollopin e tepsixhiut, migjeniane për qytetarët e saj”.

lealba.png

 

 

 

 

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 17:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...