Rama, drejton partinë e Miladinit dhe Enverit, del me yll të kuq përditë e thotë se nuk ka parti komuniste

E Enjte, 24 May 2018 18:37
Kreu i komunistëve të Shqipërisë, i pandashëm nga simbolet komuniste Kreu i komunistëve të Shqipërisë, i pandashëm nga simbolet komuniste

Dje në Kuvend, në fjalën e para deputetëve, kryeministri i vendit pasi tha se fajin e kishte opozita për të gjitha mosrealizimet e tij, bëri deklaratën më qesharake që në Shqipëri nuk paska parti komuniste. Rama është kryetari i radhës i partisë komuniste pas Miladin Popoviçit, Enver Hoxhës, Ramiz Alisë dhe Fatos Nanos. Ai është mishërimi më klasik i trashëgimit të mizorisë komuniste. Ai ka qenë pjesë e një teatri me regjizurë të posaçme e të hershme.  Ishte i biri i Kristaq Ramës, nip i anëtarit të Byrosë Politike, Spiro Koleka. Ironia tjetër është se në vitin 2013 Rama bëri koalicion me të gjitha partitë zyrtare komuniste. Partia Socialiste sot mishëron gjithë pisllëkun e Partisë së Punës. Përveç persekutorëve, fëmijët e tyre janë emëruar në pika kyçe të administratës shtetërore. Jo më kot thuhet se është rikthyer Blloku i dikurshëm. Jo vetëm që ka parti komuniste, por ajo është më e fortë se kurrë. Enverizmi është rikthyer falë partisë së Edi Ramës, një parti me orientim të theksuar lindor, e natyrisht antiperëndimor. Edhe votimet në OKB kundër SHBA-së të Ramës këtu e kanë rrënjën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...