Rama në panik nga protesta, ja ku do struket...

E Enjte, 24 May 2018 19:21

Edi Rama është në panik nga protesta e Partisë Demokratike ditën e shtunë më 26 maj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të ia mbath për në Berat. Të paktën ky është konfirmimi zyrtar që jepet nga mediat qeveritare referuar burimeve nga kryeministria dhe atyre lokale.  Ky kryeministër i korruptuar dhe i lidhur me krimin nuk do të guxojë të jetë në Tiranë të shtunën, por ka zgjedhur të struket në Berat aty ky ka porositur administratën për t’i bërë lëvdata si dhe mediat nën kontroll për ta pasqyruar live dhe sfumuar sadopak protestën masive të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare ku pritet që uragani i njerëzve të pushtojnë kryeqytetin.

Si dhe herët e tjera, ky trim i FB dhe Instagram ku çfarë nuk brockullitë ndaj qytetarëve në këto dy rrjete sociale, do të zgjedh të largohet nga kryeministria dhe Tirana për të gjetur sadopak shpëtim përballë pakënaqësisë së njerëzve.

Kjo tentativë e Ramës nuk është gjë tjetër veçse të kapesh pas qimes, pasi fundi i tij tashmë është i sigurt dhe opozita shqiptare e mbështetur nga qytetarët nuk do të tërhiqen aspak derisa klika në pushtet e lidhur me krimin dhe korrupsionin ti hapin rrugë Shqipërisë për në rrugën e saj të progresit që të bashkohet me familjen e madhe Europiane. Rama dhe klika e tij në pushtet nuk do ti shpëtojë llogaridhënies së vërtet qytetare, jo pseudodëgjesave të tij të shpikura me vartës!

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 19:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...