Grabitja e Prokurorisë në Durrës, në rrezik shumë jetë njerëzish

E Enjte, 24 May 2018 21:22

Mëngjesin e ditës së sotme dy persona janë futur në Prokurorinë e Durrësit, ku kanë vjedhur disa dokumente të një prokurori.

Por përveç dosjeve, ata kanë vjedhur edhe serverin qendror të kësaj prokurorie, ku janë shënuar të gjithë procedimet penale që kap qarku i Durrësit.

Ajo që është më shqetësuese është fakti se në dosjen në fjalë, por edhe serveri ka pasur materiale të rëndësishme.

Bëhet fjalë për dëshmitarë, të cilët kanë dëshmuar kundër disa grupeve kriminale, apo edhe dosjeve të tjera.

Duke qenë se dosjet janë duart e kriminelëve, ata mund ta kenë të thjeshtë që të kërcënojnë dëshmitarët, madje mund të shkojnë edhe në eliminimin e tyre.

Fati i njerëzve është në duart e kriminelëve, ndërsa policia ende nuk ka arrestuar asnjë person. /55News.al/

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 21:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...