Berisha: Ja dosjet që grabiti Rama në Prokurorinë e Durrësit

Premte, 25 May 2018 13:45

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar grabitjen e Prokurorisë së Durrësit ditën e djeshme, ku u morën disa dosje të rëndësishme.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Berisha thotë se grabitje u krye me urdhër të Edi Ramës.

Ish-kryeministri shprehet dosjet e vjedhura në këtë prokurori, është ajo e 603 kg kokainë, dorgë kjo që është e porositur nga Rama.

Po ashtu, Berisha tregon se përveç dosjes së 613 kg kokaine, janë grabitur edhe shumë dosje të tjera që do të fundosnin Edi Ramën.

Postimi i Berishes 

Vjedhja e serverave te prokurorise, veper kriminale e Edvin Kristaq Rames!

Te dashur miq, dje u vodh ne prokurorine e Durresit serveri i dosjeve me te medha te krimit te organizuar, nder me te fuqishmit ne Europe! Nje jave me pare u rrembye si rastesisht posta e dosjeve qe transferoheshin nga Tirana ne kete prokurori!

Seriali i rrembimit dhe vjedhjeve te paprecedent te dosjeve me te renda dhe serverit te tyre ne prokurorine e Durresit eshte deshmi tjeter e degjenerimit te narkoshtetit ne Shqiperi. Vjedhja e serverit te prokurorise ndofta nuk u realizua nga te njejtit njerez qe vodhen serverin e tatimeve me 20 milione deklarata tatimore te qytetareve shqiptare por u realizua me urdherin e te njejtit kryebandit qe perdor krimin kunder ligjit, pra me urdher te Edi Rames.

Nder dosjet e vjedhura me serverin e prokurorise eshte dosja famoze e 613 kg kokaine, qindra faqe te te ciles deshmonin se pritesi i saj ishte klani Rama, ishte dosja e Spitalles e Olsit dhe kompanise fantazme te parkut industrial, ishin regjistrimet e bisedave te Gjushit me balozet e zi te medhenj te krimit dhe droges ne Shqiperi dhe rajon, ishin pergjimet ambientale por edhe informimet qe Edi Rama i bente Gjushit se ai eshte ne pergjim te trefishte, ishte dosja famoze e tokave.

Ne server ishin te gjithe dokumentat e botes se krimit qe fundosnin Edvinin dhe rrethin e tij me te ngushte. Vjedhja e dyte ne harkun kohor nje javor nga bandat e Kryeprokurorit dhe kryegjykatesit Edvin Kristaq Rama, qe deshmon menyren qe ai ka zgjedhur per te mbrojtur krimin e organizuar dhe lidhjet e tij me krimin, eshte nje dryn i ri ne mbylljen e dyerve per hapjen e negociatave te Shqiperise me Bashkimin Europian! sb /55News.al/

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 13:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...