Po Nikolla çbën?/ Ankohen prindërit, pyetje perverse nxënësve në shkolla

Premte, 25 May 2018 15:12

Studimi kombëtar që synon të zbulojë më shumë mbi sjelljen shëndetësore të nxënësve shqiptarë të moshës 11, 13 dhe 15 vjeç ka indinjuar prindërit.

Për rezultatet e këtij studimi fëmijët duhet t'i përgjigjen një pyetësori ku ndër të tjera do të japin mendimin e tyre në lidhje me ngacmimet seksuale ku u kërkohet të përgjigjen nëse kanë kryer seks anal, vaginal dhe oral. Ministria e Arsimit ka mbështetur kërkesën për realizimin e këtij studimi në shkollat e planifikuara në shkallë vendi.

Kryetarja e Komisionit për median, Albana Vokshi i ka drejtuar ministres së Arsimit Lindita Nikolla një kërkesë ku parashtron problemin dhe shtron disa pyetje.

“Një grup prindërish kanë adresuar një problem shqetësues, të cilin e konsideroj plotësisht legjitim, në lidhje me një studim kombëtar për “Vlerësimin e sjelljeve shëndetësore tek fëmijët e moshës shkollore” që do të ndërmarrë instituti i Shëndetit Publik me mbështetjen e Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore, ku nxënës të moshës, 11, 13 dhe 15 vjeç do t’u shpërndahet një pyetësor. Në pyetjet 45 e në vazhdim, në një gjuhë që unë e konsideroj krejt të papërshtatshme për fëmijë në ato mosha, nxënësve u kërkohet të japin mendimin e tyre në lidhje me ngacmimet seksuale e madje shkohet dhe më tutje ku u kërkohet të përgjigjen nëse kanë kryer seks anal, vaginal apo oral”, thuhet në kërkesën e Vokshit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...