Deputetja demokrate: Do jetë ndryshe nga protesta e 27-janarit

Premte, 25 May 2018 17:17

Deputetja e PD-së Oriola Pampuri e ftuar në ‘Fax News’ për të folur në lidhje me protestën e ditës së nesërme nga opozita, tha se ndryshe nga protesta e 27-janarit nesër pritet të ketë më shumë njerëz në tubim pasi kauzat janë edhe më të mëdha.

Pampuri deklaroi se arsyeja që është lënë me afat të pacaktuar është që do të flasin shumë njerëz nga shtresa të ndryshme që kanë pakënaqësi me qeverinë.

E pyetur se çfarë synon opozita me protestën e ditës së nesërme, deputetja demokrate theksoi se qëllimi nuk është që të rrëzohet qëveria e Ramës dhe në pushtet të vijë opozita, por krijimi i një qeverie antimafie me ministra që nuk janë të përfshirë në trafikun e drogës por edhe në shkelje të tjera.

“Ne sigurisht jemi për një qeveri antimafia që të pastrohet nga ministra të përfshirë në aferat e krimit e të drogës.

Do të jetë ndryshe nga ajo e 27-janarit, kauza është më e madhe, unë them që është ndryshe për shkak të pjesëmarrjes masive që do të ketë në protestë”, deklaroi Pampuri.

Sa i përket audio-përgjimit, ajo u shpreh se moralisht ministri do duhej të jepte dorëheqjen pasi nuk ka më besueshmëri.

“Kjo është e mjaftueshme, që ai të mos qëndrojë aty, për autenticitetin do të flasin organet e drejtësië por kaq vlen që ky minitër të jepte dorëheqjen pasi ka rënë besueshmaria, pasi i vëllai i tij është trafikant droge”, tha Pampuri.

Sa i përket negociatave, Oriola Pampuri tha se opozita do që të happen ato, por dekalroi se qëllimi i protestës së opozitës është që të rregullohen problemet e vendit.

“Ne thjeshtë po bëjmë detyrën ne duam që të hapen negociatat, kjo nuk është një lobim kundër, është thjeshtë të nxjerrësh në pah të vërtetën. Qëllimi nuk është që të hedhim qeverinë dhe të marrim pushtetin, qëlimi është që të krijohet një qeveri antimafia”, tha Pampuri

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...