Rama ditën e protestës në vendstrehimet e Enver Hoxhës në Skrapar

Premte, 25 May 2018 17:32

Shtegëtimi i Ramës për në Skrapar, nuk ishte i planifikuar. Sot ai ka nisur takimet për bashkëbisedimin, por burime të 55news.al bëjnë të ditur se Edi Rama e vendosi vetëm dje largimin nga Tirana. Ai do të qendrojë në Skraparin e thellë edhe ditën kur shqiptarët dhe opozita do të bashkoheshin në një protestë madhështore. Më shumë se një tur informues nëpër Shqipëri, Rama e ka zgjedhur këtë mënyrë për tu shmangur nga protesta e 26 majit. Opozita ka deklaruar se do të jetë paqësore, por gjithçka varet nga zhvillimet e fundit, ku është paralajmëruar se mund të ketë të tjera video kompromentuese për anëtarët e kabinetit qeveritar të Ramës.

Nuk është hera e parë që kryeministri zgjedh të largohet sa më larg vendit ku zhvillohen protestat. Në protestën e zhvilluar në Tunelin e Kalimashit, kreu qeverisë zgjodhi të vizitonte Vlorën. Ndërsa protestuesit e acaruar nga vendosja e taksës në Rrugën e Kombit digjnin sportelet që mblidhnin taksën, Rama fliste në Vlorë për zhvillimin e kësaj zone. Gjithashtu edhe tre ditë më vonë, kur protesta e kuksianeve u zhvendos pranë Gjykatës së Tiranës, Rama u “arratis” sërish dhe gjeti “strehë” po në Vlorë.

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 18:54
Login to post comments